Keni dhimbje fyti? Eksperti zbulon disa nga shkaqet që e krijojnë

schedule13:23 - 1 Korrik, 2022

schedule 13:23 - 1 Korrik, 2022

Ditën e sotme në rubrikën “Mjekësia Alternative” në “ABC e Mëngjesit” është folur për dhimbjen e fytit.

Profesori dhe doktori i shkencave bujqësore, Zef Gjeta ka treguar disa nga shkaqet që krijohet kjo dhimbje.

Sipas profesorit, mënyra më e mirë për ta kuruar këtë dhimbje është përmes ushqimeve të duhura dhe me alternativat që janë çajrat apo vajrat bimore.

Dhimbjet e fytit shfaqen për shkaqe të ndryshme. Por po t’i ndajmë në grupe, njëri është nga e ftohura, ndërsa tjetri nga infeksione të ndryshme bakteriale, por edhe kërpudhore. E para është shumë e thjeshtë dhe shumë e kuptueshme për të gjithë, ka të bëjë me praninë e një kondicioneri, është veshur jo mirë dmth ka dalë shumë trashë, në një kohë që nuk është kaq freskët ose ka djersitur shumë dhe nuk ka pasur kujdes për ta bërë. Ndërkohë, e dyta mund të jenë infeksionet bakteriale, virale dhe të mykut. Ne duhet të kemi një bindje tani se shumica jonë në trupin tonë kemi myk, si pasojë e ushqimit të keq, si pasojë e moskujdesit dhe si pasojë e infeksioneve të ndryshme. Ne duhet ta shtrojmë këtë pyetje vetes dhe të mundohemi ta shmangim. Mënyra më e mirë është me ushqime, por dhe me alternativat që janë çajrat, vajrat bimore, të cilat na ndihmojnë për një rregullim më të shpejtë të sistemit tonë”, tha ndër të tjera Gjeta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!