“Keni bërë dete me gjak”, politikani shqiptar: Millosheviçi më përshëndeti, i thashë mos më fol

schedule21:46 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 21:46 - 1 Dhjetor, 2021

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka treguar një ngjarje të tij me Sllobodan Millosheviç në Hagë.

Limaj në Pressing të T7 ka treguar se kishte qenë vetëm më Millosheviqin brenda ashensorit dhe ka rrëfyer detaje nga biseda që kishte pasur me të.

Ai tha se Millosheviqi e kishte përshëndetur dhe e kishte pyetur si ka kaluar në vizitë.

Tutje Limaj tregon se i kishte kërkuar që të mos i fliste duke ia kujtuar të gjitha krimet që kishte kryer në Kosovë.

“Unë isha në katin e tretë ai në katin e dytë, unë e ai së bashku në ashensor, veç na dy. Më përshëndeti, tha si kalove në vizitë, i thashë a ka mundësi mos me më fol, tha pse. I thashë arsyeja pse jemi këtu je ti, keni bërë detra me gjak , unë e di që ti i kalon lehtë, se ti i ke bërë, por unë s’jam i gatshëm me kalu atë gjak e me folë me ty. Ju jeni shkaktar i vuajtjeve, dhimbjeve. Kosova ende lëngon nga ajo që ju i keni shkaktuar dhe unë nuk jam i gatshëm më kalu atë det gjaku dhe me të fol ty. Më ka thënë okej, më ka kërkuar falje dhe më s’kemi folur, jemi parë, por më s’kemi folur”, ka thënë Limaj./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!