Këngëtarja shqiptare për humbjen e së ëmës: Jeta nuk është treguar e mëshirshme me mua

schedule15:49 - 4 Nëntor, 2022

schedule 15:49 - 4 Nëntor, 2022

Xhesika Polo ka folur së fundmi për pjesëmarrjen në festivalin “Kënga Magjike”. Ajo konkurron me këngën “Lotët e mi”, e cila është një “autobiografi në vargje” e artistes, në të cilën ajo ka hapur zemrën dhe tregon të gjithë dhimbjen e akumuluar që kam pasur gjate dy viteve të fundit.

“Personalisht, le të themi që indicia kryesore ka qenë vetja ime. Kisha nevojë ta nxirrja të gjithë dhimbjen e akumuluar që kam pasur këto dy vitet e fundit. Jeta nuk është treguar edhe aq e mëshirshme me mua duke nisur që nga humbja e mamasë time, probleme të tjera dhe isha shumë e mbushur.

Mendoj që mënyra e vetme për të gjetur pak qetësi shpirtërore, qoftë edhe mendore ishte të nxirrja dhimbjen në mënyrën time më të bukur që është muzika dhe melodia.”, tha Xhesika.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!