Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Mariola Kaçani do të bëhet nënë për herë të parë. Ajo e ka zbuluar vetë lajmin përmes një postimi në rrjete sociale, teksa ka uruar partnerin për ditëlindje. Këngëtarja ka ndarë një foto, ku shihet bashkë me partnerin që mbajnë duart te barku i rrumbullakosur.
“Edhe 100 të tjera zemër. Të uroj shëndet e vetëm lumturi pranë nesh. Gëzuar ditëlindjen babi Aldo. Të duam shumë shumë”, shkruan ajo. Kujtojmë që në një intervistë që dha më parë në Abc e pasdites, Mariola tha se dashuria e madhe që ka ndjerë për mbesën e saj, Marina, ia ka shtuar dëshirën që të bëhet nënë.
/abcnews.al