Eltina Minarolli është një ndër këngëtaret shqiptare që ka spikatur gjithmonë për të kënduarin live.
E ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, ajo ka prezantuar dy këngët e saj më të reja, “Voyage” me videoklip dhe “La la love”, e cila është ende duke u punuar në montazh.
“Është muzikë që e kam prodhuar komplet vet. Kjo këngë më riktheu edhe nostalgjinë e udhëtimeve prandaj e bëra. Edhe ‘Voyage’ lindi nga shfletimi i fotove të mia”.
Më tej, Eltina është ndalur edhe te pasioni i madh që ka për udhëtimet, duke theksuar se vendi nga i cili është zhgënjyer më shumë ka qenë Spanjë.
“Unë e dua botën prandaj do udhëtoj. Ndërsa në Shqipëri së fundmi kam qenë në Përmet, atje gjej paqe. Mund të gjesh edhe ushqim shumë të mirë.
Vendi i parë që do udhëtoj kur të hapemi është Amerika se po më presin prindërit. Më pas Afrikën se kam pasur plan në 2020, po nuk mu realizua.
Kisha shumë pritshmëri nga Spanja me thënë të drejtën, po nuk e shijova shumë. Ndoshta ka të bëjë edhe gjendja shpirtërore”. l.k/abcnews.al