Këngëtarja shqiptare Mihrije Braha duket se është fiksuar shumë me koronavirusin, saqë i ka marrë shumë seriozisht këshillat e ekspertëve. Së fundmi, këngëtarja ka postuar një foto në Instagra, ku shihet duke “dezinfektuar” edhe ushqimin që po hante.
“Kujdes po! Panik jo!”. shkroi këngëtarja krahas fotos. Por, mesa duket kjo është thjesht një shaka nga ana e këngëtares për të kaluar me sportivitet situatën e krijuar nga pandemia.

Ajo ka treguar se përgjatë gjithë muajve të karantinës ka qëndruar e izoluar në banesën e saj, duke shmangur çdo dalje përveç atyre kur ishte e nevojshme. /abcnews.al/

