Këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të parë, zbulohet emri i veçantë i djalit

schedule15:32 - 13 Nëntor, 2021

schedule 15:32 - 13 Nëntor, 2021

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Gresa Behluli është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Diell.

Lajmin e ëmbël e dha babai i saj, Hajrush Behluli, përmes një postimi në Facebook. Ai ka treguar se tashmë jeta e familjes ka ndryshuar, pasi vogëlushi ka sjellë gëzim të veçantë në zemrat e të gjithëve.

Postimi i plotë:

Lindi Dielli dhe na solli shkëlqim dhe gëzim të veçantë në zemrat tona.
Gresa dhe Luli u bënë prindër ndërsa unë dhe Shkurta gjyshër. Po ashtu edhe Arbëri u bë Dajë dhe Besiana e Agnesa Teze. Pra Dielli djali Gresës na e ndërroj statusin dhe ne me shumë dashuri i urojmë jetë të gjatë e të lumtur me shumë fat.
Zoti e bekoftë Diell Ibrahimin.
Zoti I bekoftë të gjithë fëmijët e Botës që i sjellin gëzime njerëzimit.
HSH

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!