Këngëtarja shqiptare bëhet imazh i markës “Fenty Beauty” të Rihannas

schedule16:27 - 30 Gusht, 2021

schedule 16:27 - 30 Gusht, 2021

Diona Fona është një nga këngëtaret më të reja të skenës shqiptare, por edhe më të suksesshme. Ajo krahas hiteve që ka lancuar, është komentuar edhe për pamjen e jashtme, veçanërisht linjat perfekte.

Së fundmi, duket se ka arritur një sukses të vërtetë jashtë muzikës. Diona është bërë imazh i markës ‘Fenty Beauty’, linjës kozmetike të yllit nga Barbados, Rihanna.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Diona Fona (@dionafona)

Pas kontaktimit nga kompania e Robyn Rihanna Fenty, këngëtarja shqiptare u shfaq imazh i saj në faqet zyrtare dhe në rrjete sociale.

Të njëjtit kanë ndarë një fotografi të Dionës në Instagramin e tyre, për makijazhin e së cilës u përkujdes grimerja Dafina Neziri.

Theksojmë që faqja zyrtare e ‘Fenty Beauty’ vetëm në Instagram numëron 10.8 milion ndjekës./abcnews.al