Këngëtarja pranon se u dashurua në shikim të parë me bashkëshortin e saj

schedule15:54 - 20 Qershor, 2021

schedule 15:54 - 20 Qershor, 2021

Ciara dhe bashkëshorti i saj, Russell Wilson këtë vit do të festojnë pesë vjetorin e martesës. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë çifti, duke treguar se ishin dashuruar në shikim të parë.

Në një intervistë për E!News, Wilson ka deklaruar se në momentin që e ka parë Ciaran, e ka kuptuar se ajo do të ishte gruaja e tij.

“Në pesë minutat e parë që e kam takuar Ciaran, e dija se ajo do të ishte bashkëshortja ime. Po ashtu, e dija se ajo do të ishte një nënë e mahnitshme dhe mund të them se ajo është gjithçka që do të doje të ishte në kuptimin e kujdesit”, është shprehur ai.

Sakaq, këngëtarja ka deklaruar se kishte ndierë dashuri që në momentin që e kishte parë Russellin.

“Mund të them se në momentin që kemi qenë afër njëri-tjetrit, e dija se ai do të ishte gjithçka që ëndërroja, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët”, ka thënë Ciara.

Kujtojmë që këngëtarja e hitit “Goodies” dhe lojtari amerikan i bejsbollit kanë së bashku dy fëmijë, një vajzë 4-vjeçare të quajtur Sienna dhe djalin 10-muajsh, të quajtur Win.

Ndërsa më herët, Ciara ka edhe një djalë 7-vjeçar me ish-bashkëshortin, reperin Future./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!