Këngëtarja “kërcënon” parodistin: Do të martohesh me mua, kam 7 vëllezër

schedule21:59 - 12 Qershor, 2022

schedule 21:59 - 12 Qershor, 2022

Vida Kunora ishte e ftuara speciale në këtë puntatë të fundit për këtë sezon të “Kosheres”. Ajo kërkon që të martohet me parodistin e Kosheres por ky i fundit nuk është dakord. Megjithatë, duket se e ajo e ka gjetur zgjidhjen duke e “kërcënuar” se ka shtatë vëllezër.

Pjesa nga biseda:

Parodisti: Prapë ti? Nuk të dua, nuk martohem me ty.
Këngëtarja: Çfarë rëndësie se çfarë ke thënë, çfarë mendoj unë për ty.
Parodisti: Mendo çfarë të duash. Unë e kam vendosur, nuk martohem dhe pikë.
Këngëtarja: Ti nuk martohesh me mua? A e di ti që jam malësore?
Parodisti: Edhe?
Këngëtarja: A e di ti që kam 7 vëllezër?
Parodisti: E mo, mirë tani…
Këngëtarja: A e di ti që kam 7 djem xhaxhallarësh, tezesh dhe komshinj, tërë katundin mbarë. Ti sjell këtu.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!