Këngëtarja e njohur zbulon se vuan nga një sindromë: U shurdhova plotësisht

schedule12:13 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 12:13 - 28 Dhjetor, 2020

Këngëtarja e njohur britanike, Jessie J ka zbuluar se fundmi se vuan nga një sindromë.

Më 25 dhjetor, ajo shkoi në spital pasi “u shurdhua plotësisht” dhe nuk ishte në gjendje që të ecte normalisht.

Pasi shkoi në spital, mjekët i thanë se është diagnostikuar me sindromën Meniere.

Kjo është një sëmundje që prek veshin dhe shkakton marrje mendsh, të krijon ndjesinë sikur rreth teje rrotullohet çdo gjë dhe e bën të pamundur që të ecësh drejt apo të qëndrosh në këmbë për shkak se shkakton humbje të ekuilibrit.

Këngëtarja thotë se mori mjekim dhe është në gjendje më të mirë shëndetësore.

“Jam e lumtur që shkova sa më shpejt në spital dhe mësova se çfarë kisha. Mora mjekimet e duhura, kështu që ndihem më mirë”, u shpreh Jessie J. në një postim në Instagram. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!