Këngëtarja e njohur thyen kyçin e këmbës

schedule16:44 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 16:44 - 20 Dhjetor, 2020

Këngëtarja e njohur Pink ka ndarë me të gjithë fansat e saj, një lajm të trishtë.

Ajo ka treguar se ka thyer kyçin e këmbës, derisa kishte qenë në katin e sipërm të shtëpisë dhe ishte nisur me vrap shkallëve për të zbritur poshtë, por fatkeqësisht kishte rrëshqitur dhe kishte thyer kyçin e këmbës.

“Sikur koronavirusi mos të mjaftonte për këtë vit. U shërova nga infeksioni im i parë dhe tani theva kyçin e këmbës!”, ka shkruar ajo duke publikuar edhe një foto nga spitali.

Në muajin prill Pink njoftoi se ishte infektuar me koronavirus, bashkë me djalin e saj Jameson Moon, por të dy e kaluan lehtë. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!