Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Kaltrina Selimi është në pritje të ëmbël. Ajo do të bëhet nënë për herë të dytë.
Lajmin e bukur e kanë konfirmuar për burime për Prive, ndërsa këngëtarja është treguar e kujdesshme pasi në rrjete sociale nuk ka postuar foto që të ekspozojë barkun e rrumbullakosur.
Kujtojmë që Kaltrina u bë nënë e një djali në vitin 2014. Sa i përket muzikës, ajo jeton prej vitesh në Londër dhe nuk ka qenë shumë aktive me projekte të reja. Selimi u bë e njohur për publikun shqiptar, kur ishte pjesë e grupit Hana Band./abcnews.al