Këngëtarja e njohur, Marjona Metohu është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e bëri me dije bashkëshorti i saj, Taulanti, i cili ka ndarë në Instagram një foto shumë emocionuese nga salla e operacionit.
“Loti im, Matias”, ka shkruar ai, duke zbuluar kështu edhe emrin që e kanë pagëzuar djalin.
Kujtojmë që më herët, Marjona ka treguar në një intervistë se si është njohur me bashkëshortin e saj. Ajo theksoi se janë takuar dy vite më parë në një lokal, ku këndonte. Më pas u bënë miq në rrjete sociale por nisën të flisnin dy muaj më vonë./abcnews.al