Drama mes Britney Spears dhe babait të saj Jamie vazhdon, me yllin që tani pretendon se ai e trajtoi atë si një qen. Këngëtarja e njohur ka kaluar në një tjetër raund sulmesh ndaj babait të saj, përmes rrjeteve sociale, duke e akuzuar për sjelljen e tij të keqe të vazhdueshme ndaj saj.
“Pse ju dhe e gjithë familja pranuat të më trajtoni si qen? Çfarë ju bën kaq të veçantë? Çfarë i bën kaq të veçanta vajzat tuaja të tjera që më trajtoni më keq se një qen?” , ka shkruar ajo. Siç shprehet më tej, çdo ditë i lutej Zotit që babai i saj të ndjente edhe pesë minuta dhimbjen që i shkaktoi.
“Uroj të digjesh në ferr”, shprehet këngëtarja duke shtuar se babai i saj e bëri atë të dyshonte për pamjen e saj. “Nuk ndjeva asgjë. Isha e trishtuar, nuk kisha fjalë as në pamjen time, as në fotosesione. Më duhej të ndiqja vazhdimisht udhëzimet. Do ta them deri sa të vdes. Familja ime më shkatërroi jetën”
Babai im vazhdonte të më thoshte se isha e shëndoshë, kështu që nuk u ndjeva kurrë e bukur apo mjaft mirë. Nuk më ka qëndruar kurrë si baba, sepse ka qenë gjithmonë i dehur. Arsyeja pse vazhdoj të flas për këtë është sepse e di që përpiqem ta prezantoj veten si të bukur dhe të përsosur, por e di se si është të ndihesh e shëmtuar dhe e frikësuar”, tha ajo.