Këngëtarja e njohur realizon intervistën e njëjtë për katër vite radhazi: Si ka ndryshuar jeta e saj

schedule13:23 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 13:23 - 1 Dhjetor, 2020

Këngëtarja e njohur, Billie Eilish është rikthyer me intervistën e përvitshme të realizuar nga “Vanity Fair”. Që prej vitit 2017, ajo e ka realizuar këtë intervistë ku i parashtrohen pyetjet e njëjta, dhe Eilish ka mundësi t’i dëgjojë përgjigjet që i ka dhënë në të kaluarën për të parë se sa kanë ndryshuar pikëpamjet e saj ndaj jetës dhe karrierës.

Dhe nga viti 2019, ajo i ka fituar pesë shpërblime “Grammy”, e ka filluar një turne muzikor i cili fatkeqësisht u ndërpre në gjysmë shkaku i shpërthimit të pandemisë globale, si dhe u shndërrua në një aktiviste të madhe për drejtësi sociale.

Dhe tani, në vitin e katërt të kësaj tradite intervistuese, këngëtarja ndër të tjera bëri shaka duke thënë se do të bëjë këtë gjë deri sa t’i mbush 90 vjeçe.

Eilish ndër të tjera ishte pyetur se çfarë mendon se do të ndryshoj në jetën e saj pas një viti, dhe këngëtarja është përgjigjur: “Gjithçka ka ndryshuar me këtë pandemi. Definitivisht vitin 2020 nuk e kisha imagjinuar kështu për mua, por nuk më nervozon shumë kjo gjë. Jam shumë me fat që e kam pasur një vit në përgjithësi të mirë, si nga ana personale ashtu edhe ajo profesionale, sepse e di që shumë njerëz ky vit ishte një ferr i vërtetë. Prandaj jam e vetëdijshme që kam qenë e bekuar dhe më fat”.

Kujtojmë që suksesi i fundi muzikor i Billie është videoprojekti i realizuar gjatë karantinës, “Therefore I Am”, i cili këtë javë u radhit në vendin e dytë të toplistës së 100 këngëve më të mira. l.k/abcnews.al