Anita Lane, kantautorja dhe bashkëpunëtorja e vjetër e Nick Cave, një anëtare e Bad Seeds ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeçare. Burimet pranë saj kanë konfirmuar vdekjen e Lane për Rolling Stone ndërsa shkaku nuk është bërë me dije.
Lane ka bashkëpunuar me Cave që në fillimet e karrierës së saj muzikore duke nisur me këngët e tilla si “From Her to Eternity” dhe “Stranger Than Kindness”. Ajo u largua nga skena muzikore dhe jeta publike pas publikimit të albumit të saj të dytë.
Anita ishte pjesë e grupeve The Bad Seeds dhe The Birthday Party para se të publikonte albumet e saj solo Dirty Pearl dhe Sex O’Clock. Këngëtarja e lindur në Australi vazhdoi punën me yje duke përfshirë Kid Congo Powers, Gudrun Gut dhe Einstürzende Neubauten. /abcnews.al