Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Këngëtarja e njohur ndahet pas 7 vitesh martesë

schedule12:56 - 12 Qershor, 2020

schedule 12:56 - 12 Qershor, 2020

Këngëtarja e njohur Kelly Clarkson dhe partneri i saj, Brandon Blackstok po i japin fund martesës së tyre pas 7 vitesh së bashku.

Burime për të huajën “The Blast” kanë treguar se 38-vjeçarja Clarkson ka firmosur letrat e divorcit nga partneri dhe duket se nuk ka më kthim pas.

Ende nuk dihet cila është arsyeja e ndarjes së çiftit, mirëpo fansat mendojnë se shkak janë bërë planet për fëmijë.

Clarkson dëshironte një tjetër fëmijë me partnerin dhe e kishte shprehur publikisht, por ky i fundit ishte shprehur gjatë një interviste se nuk kishte plane për fëmijë të tjerë.

Këngëtarja dhe Blackstock janë prindër të dy fëmijëve, 5-vjeçares River Rose dhe 4-vjeçarit Remington Alexander.

Blackstock është gjithashtu baba i dy fëmijëve të tjerë nga martesa e tij e parë.

Kelly dhe partneri i saj filluan të dilnin së bashku në vitin 2011, ndërsa në vitin 2013 kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!