Këngëtarja e njohur i jep fund fejesës pas afro një viti

schedule20:44 - 1 Nëntor, 2021

schedule 20:44 - 1 Nëntor, 2021

Lana Del Rey thuhet se është ndarë nga i fejuari. Krijuesja e hitit “Video Games” u fejua me Clayton Johnson dhjetorin e kaluar, disa muaj pasi u takuan përmes një aplikacioni takimesh. The Mirror raporton se dyshja kanë ndarë rrugët pas problemeve që hasën gjatë izolimit.

“Ajo është duke punuar për albumin e ri. Bllokimi pati vështirësitë e veta dhe ata fatkeqësisht kanë ndarë rrugët.”, u shpreh një burim. Clayton kishte shpërndarë një foto të tyre së bashku në Instagram në shkurt, por fotografia tashmë është fshirë nga llogaria.

Lana u takua me Clayton Johnson në një aplikacion takimesh

Lana më parë ishte në lidhje me këngëtarin skocez Barrie-James O’Neill për tre vjet deri në vitin 2014, përpara se të lidhej me fotografin italian Francesco Carrozzini në 2015 dhe me reperin G-Eazy në 2017. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!