Këngëtarja e njohur bëhet nënë për herë të dytë, zbulon emrin e të birit të porsalindur

schedule15:56 - 5 Korrik, 2023

schedule 15:56 - 5 Korrik, 2023

Këngëtarja e njohur, Meghan Trainor është bërë nënë për herë të dytë. 29-vjeçarja mirëpriti të shtunën fëmijën e saj të dytë, djalin Barry Bruce, me bashkëshortin e saj, aktorin Daryl Sabara.

Lajmin e ëmbël e ndau vetë Trainor të martën në Instagram së bashku me fotot e djalit të tyre. Në mbishkrim, këngëtarja tha se lindi me prerje cezariane.

“Më 1 korrik (7-vjetori i takimit tonë të parë) ne mirëpritëm Barry Bruce Trainor në botë”, shkroi Trainor. “Ai ishte një djalë i madh 3 kg e 800 g… ne patëm një prerje cezariane të mahnitshme dhe të suksesshme, dhe më në fund mora kohën time në lëkurë! Faleminderit të gjithë mjekëve dhe infermierëve të jashtëzakonshëm që u kujdesën kaq shumë për ne”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Meghan Trainor (@meghantrainor)

Trainor dhe Sabara kanë edhe një djalë 2-vjeçar, Riley. Çifti njoftoi në janar se ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Trainor publikoi librin e saj të parë, Dear Future Mama: A TMI Guide to Pregnancy, Birth and Neë Motherhood from Your Bestie, në prill. Ndërsa, albumi më i fundit i këngëtares, Takin’ It Back, u publikua në tetor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!