Kelly Clarkson ka finalizuar ndryshimin e emrit të saj në Kelly Brianne. Pasi bëri kërkesë për të ndryshuar emrin e saj, këngëtares 39-vjeçare iu plotësua kërkesa nga gjykata në Kaliforni të hënën. Ky vendim erdhi pas divorcit me ish-burrin, Brandon Blackstock.
“Pa asnjë kundërshtim, kërkesa për ndryshimin e emrit pranohet”, thuhet në dokumentet e gjykatës të siguruara nga Us Weekly. “Dekreti është nënshkruar dhe depozituar. Emri i kërkuesit është ndryshuar nga KELLY BRIANNE CLARKSON në KELLY BRIANNE.”

“Sapo u divorcova, kështu që më duhej të hiqja mbiemrin tim të martesës”, shpjegoi ajo ndërsa siguroi fansat e saj se do të njihet ende publikisht me emrin e saj të familjes. “Unë thjesht mbaja emrin tim të mesëm për jetën time personale. Unë jam ende Kelly Clarkson.”

/abcnews.al

