Këngëtari shqiptar tregon si përfundoi në spital nga Covidi: Infektova edhe vëllezërit

schedule10:49 - 19 Tetor, 2020

schedule 10:49 - 19 Tetor, 2020

Këngëtari i njohur Valton Krasniqi ka ndarë eksperiencën e tij me Covid-19. Ai ka treguar sfidat që kaloi duke iu vënë në rrezik jeta, por që tashmë fatmirësisht është shëruar.

Në një lidhje direkte për ‘ABC e Mëngjesit’ nga Zvicra, Valtoni ka thënë se virusi nuk është një lojë, pasi dy shokë të tij të cilët u infektuan, kaluan deri në koma, madje tani kanë probleme të tjera shëndetësore.

“Në fillim nuk kam besuar këtë virus, e quaja politikë. Kam menduar se kam grip, por kur pata problem me frymëmarrjen, thirra ambulancën dhe erdhi shpejt. Për 48 orë isha në gjendje kritike me temperaturë të lartë.

Ka pas raste që dy shokët e mi dj u infektuan dhe u futën në koma, kur dolën patën problem dhe me ec. Unë nuk kam problem të tilla. Tani për momentin jam mirë, por ky nuk është grip. Ka simptoma të ndryshme që nuk kalohen”, tha Krasniqi.

Më tej, ai theksoi që ia ka trasmetuar virusin edhe dy vëllezër të tij, ndërkohë nëna e tij fatmirësisht ka dal negative.

“Tani jam shumë më i kujdesshëm kuptohet. Ky virus të shkatërron. Isha diku për 16 orë kisha nevojë për të fjetur, temperaturë të lartë, nuk ndjeja shije, ndjeja një aromë të djegur. Ishte siklet se e merr erën dhe të duket sikur të gjithë e ndjejnë.

Anulova të gjitha mbrëmjet në Zvicër se duhet të jësh më i kujdes. Dy vëllezërit e mi u infektuan nga unë, i vogli nuk pati simptoma, ndërsa tjetri si unë. Edhe nëna ime e bëri testin, po nuk pati asgjë”, përfundoi këngëtari. l.k/abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!