Këngëtari shqiptar martohet për herë të dytë me aktoren e serialit ‘Ertugrul’

schedule07:45 - 23 Shkurt, 2021

schedule 07:45 - 23 Shkurt, 2021

Aktorja e serialit “Ertugrul”, Burcu Kiratli është martuar për herë të dytë me partnerin e saj, këngëtarin me origjinë shqiptare Sinan Akç?l.

Sipas mediave turke, çifti ka thënë “Po” për herë të dytë, teksa kanë publikuar edhe foto nga ceremonia e martesës.

Fillimisht çifti u martua në vitin 2018, por më pas u ndanë dhe pasi kuptuan se nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin u martuan sërish.

Sinan është me origjinë nga Kosova, ndërsa Burcu është e njohur me rolin e Gokçes në serialin “Ertugrul”./abcnews.al