Këngëtari shqiptar ka kufizuar TV dhe telefonat në shtëpinë e tij, shkak është bërë djali i tij

schedule18:33 - 12 Dhjetor, 2021

schedule 18:33 - 12 Dhjetor, 2021

Korab Shaqiri, teksa po fliste për ndikimin e rrjeteve sociale, u shpreh se ka kufizuar përdorimin e televizorit dhe telefonave në familjen e tij. Duke patur parasysh ndikimin e madh që ka teknologjia, sidomos te fëmijët, ai tha se ka vënë re një ndryshim drastik në sjelljen e djalit të tij një muaj pas këtij vendimi.

Në emisionin Libero ai tha: “Jemi shumë të varur prej telefonit, rrjeteve sociale dhe ne që merremi me art dhe muzikë, me këtë pjesën e showbizzit, na intereson se çfarë bëhet dhe flitet. Por unë në shtëpinë time, që një kohë, kam vendosur të heq telefonat dhe televizorin për shkak të djalit.

Është një mani e kohëve të fundit që fëmijët janë pak si në një lloj ëndrre apo gjumi, janë përzier pak ndjenjat natyrale me atë se çfarë shohin në tv. Ajo që shohin në TV është shumë e bukur ndaj asaj që shohin në jetë reale. Në të njëjtën kohë dhe gjuha, pak po vonojnë dhe në të folur dhe komunikim.

Prej atij momenti kur e kam ndërprerë TV, telefonin apo tabletat, sjellja dhe gjithçka tjetër ka ndryshuar me 50 përqind që në muajin e parë. ” tregoi ai. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!