Këngëtari shqiptar bën gjestin e veçantë, dhuron dy aparatura për furnizim me oksigjen

schedule19:31 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 19:31 - 11 Dhjetor, 2020

Këngëtari Labinot Tahiri, ka dhuruar 2 aparatura për furnizimin me oksigjen.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se këto aparatura po dhurohen në disa qytete të Kosovës, pasi për shkak të Covid-19 ka mungesë të oksigjenit.

“Edhe sot ishim në Han të Elezit, ku dhuruam dy aparatura të cilat prodhojnë oksigjenin!
Ato do të janë tê gatshme për pacientët që shtrihen në spitale apo emergjenca pa pasur shqetsime se mos po mbesin pa oksigjen.

Respekt për kryetarin e nderuar Z Rufki Suma, i cili me përkushtim të madh kujdesët për qytetarêt! Po ashtu konsideratë për drejtoreshën dhe infermierët!

Vazhdojmë rruget e tjera në të gjithë vendin.

Me dashuri, Labi Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar Labi. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!