Këngëtari ndërroi jetë në skenë, bashkëshortja shtatzënë reagon e tronditur

schedule14:24 - 17 Tetor, 2022

schedule 14:24 - 17 Tetor, 2022

Muzikanti i njohur nga Haiti Mikaben ka ndërruar jetë pasi u rrëzua në skenë gjatë një koncerti në Paris. Artisti i mirënjohur, emri i vërtetë i të cilit është Michael Benjamin, performoi në Açor Arena me 20,000 vende si i ftuar i grupit Haitian Carimi. Teksa doli nga skena, Mikaben u rrëzua papritmas. Të tronditur, kalimtarët e rastit nxituan të lajmërojnë shërbimet e urgjencës.

Açor Arena konfirmoi lajmin për vdekjen e tij të dielën me një deklaratë në Twitter.

Ndërkohë, gruaja e tij Vanessa, e cila është shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë, ndau një postim në llogarinë e saj në Instagram duke falënderuar për lutjet dhe duke kërkuar privatësi teksa mban zi për humbjen e burrit të saj. “Faleminderit për lutjet tuaja. Ju lutem mos më telefononi. Nuk jam në gjendje të flas. Kam humbur gjysmën time tjetër dhe nuk jam në gjendje të them asnjë fjalë”./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vanessa Benjamin (@fanfan.vanessa)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!