Këngëtari i njohur nga Kosova, Sabri Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Nera Fejzullahu kanë marrë nënshtetësinë shqiptare duke marrë pasaportat nga presidenti i vendit, Ilir Meta.
Fejzullahu përmes një postimi në Instagram ka falenderuar presidentin Meta duke e shprehur me ndjenja patriotizmi një moment të tillë.
Artisti në postimin e tij shkruan se me këtë vendim është ndjerë krenar për të gjithë punën dhe angazhimin e tij.
“I dashur President Meta , Jam i nderuar me dekretin tuaj për shtetësinë Shqiptare . Më keni bërë krenar me këtë, keni nderuar punën dhe angazhimin tim një jetë të tërë ne rriten dhe lartësimin e zerim dhe kultures Shqiptare kudo nëpër bote . I dashur President , unë sot me pasaportën Shqiptare nuk Jam me shume shqiptar se qe isha që nga dita kur linda. Një jetë të tërë vogëlsia ime ishte në shërbim të Shqipërisë , Kosovës, asaj Shqipërisë gjeografike të cilës ju i shërbyet me guxim dhe ndere i dashur President . Të faleminderit shumë! Ndihem i vlerësuar dhe respektuar e kjo për mua do të thotë shumë”, shkruan këngëtari Sabriu. e.su/abcnews.al