Këngëtari i njohur infektohet me COVID-19, anulon turneun

schedule18:36 - 29 Shtator, 2021

schedule 18:36 - 29 Shtator, 2021

Këngëtari i njohur, Zac Brown është detyruar të ndërpresë turneun e tij sepse  ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

43 vjeçari u tregoi fansave se grupi ka vendosur të bëjë një pauzë, ndërsa po shërohet nga virusi.

“Kam marrë vendimin shumë të vështirë për të ndaluar turneun. Pavarësisht masave paraprake, unë kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam thellësisht i zhgënjyer që kjo ka ndodhur, pasi turneu është jeta jonë”, tha ai.

Zac shtoi se turneu do të fillonte përsëri sapo të përfundojë karantinën dhe të jetë i sigurtë për anëtarët e grupit./abcnews.al