Liam Payne është ribashkuar me ish të dashurën, Danielle Peazer 9 vjet pas ndarjes. Këngëtari 28-vjeçar, ish anëtar i “One Direction” është fotografuar duke dalë nga një hotel në Londër me 35 vjeçaren. Ata ndezën spekulimet për ribashkim pasi ishin ulur së bashku në sediljen e pasme të makinës së tij.
“Liam ka pasur gjithmonë ndjenja të forta për Danielle dhe u mërzit kur u ndanë vite më parë. Ata i dhanë fund marrëdhënies së tyre në kushte të mira dhe po shikojnë pak kohë së bashku tani.”, tha një burim për Daily Mail. Ky lajm vjen tre javë pasi Liam u pa me modelen amerikane Aliana Mawla.
Danielle dhe Liam u ndanë në vitin 2012 pas një romance dyvjeçare, katër vjet përpara se të bashkohej me Cheryl Cole, e cila është nëna e djalit të tij, Bear, 5 vjeç. Këngëtari i dha së fundmi fund fejesës me 21-vjeçaren Maya Henry.
/abcnews.al