Big Sean do të bëhet baba. Partnerja e tij prej shumë kohësh, Jhené Aiko është në pritje të fëmijës së tyre të parë. Dyshja e artistëve të famshëm u panë duke ecur në Beverly Hills të shtunën, ku këngëtarja shfaqej me barkun e rrumbullakosur.
Burime pranë tyre konfirmuan për revistën People: “Çifti është shumë i lumtur dhe mezi pret këtë kapitull tjetër”. Aiko dhe Big Sean, të cilët kanë bashkëpunuar shpesh në projekte muzikore, kanë qenë së bashku që nga viti 2016.
Thashethemet se dyshja po presin fëmijën e tyre të parë së bashku filluan muajin e kaluar pasi një fanse shkroi në Twitter se pa çiftin dhe fëmijën e Aikos, teksa ishin në një dyqan. “Sapo pashë Jhené Aiko dhe Big Sean në Whole Foods dhe ajo është shumë shtatzënë.”. shkroi fansja.
Aiko është tashmë nënë e një vajze 13-vjeçare, Namiko Love, të cilën e ndan me këngëtarin O’Ryan.
/abcnews.al