Këngëtari i njohur del pozitiv me Covid për herë të dytë brenda një muaji

schedule22:16 - 25 Nëntor, 2021

schedule 22:16 - 25 Nëntor, 2021

Këngëtari i njohur, Bryan Adams ka rezultuar pozitiv me COVID-19, sapo mbërriti në Aeroportin Malpensa të Milanos, në Itali.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Instagram, ku shihet teksa po bën testin në një dhomë.

“Sapo arrita në Milano dhe dola pozitiv për herë të dytë brenda një muaji, për COVID-19”, ka shkruar Adams, duke falënderuar me këtë rast fansat për mbështetjen që i kanë ofruar.

Adams i cili ka edhe karrierë si fotograf, ka bërë fotografitë për kalendarin Pirelli të vitit 2022, pasi paraprakisht ishte angazhuar për të kryer setin e fotografive për kalendarin e vitit 2021, i cili ishte anuluar për shkak të pandemisë.

Këngëtari pritej që të paraqitej para mediave për ta promovuar kalendarin, mirëpo tani nuk dihet nëse kjo do të ndodhë.

LEXO EDHE: Para se të ngjiteshin në skenë, Jon Bon Jovi dhe Bryan Adams rezultojnë pozitiv me koronavirus

Para tre javësh, ai gjithashtu rezultoi me Covid-19. Një përfaqësues i këngëtarit tha për revistën “Billboard” se ai ishte i vaksinuar dhe nuk pati simptoma të rënda të Covid-it./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!