Këngëtari amerikan, Jimmie Allen është bërë baba për herë tretë. Bashkëshortja e tij, Alexis ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Zara James.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë këngëtari, përmes një postimi në Instagram.
“Anëtarja më e re e familjes tonë është këtu dhe ne nuk mund të ishim më të lumtur që më në fund po e takojmë. Alexis je një kampione! Të dua dhe jam shumë mirënjohës për ty!”, ka shkruar ai./abcnews.al


