Anëtari i bandës së njohur, Backstreet Boys, Nick Carter akuzohet për përdhunim.
Viktima është një grua me aftësi të kufizuara që pretendon se Nick Carter e përdhunoi atë në një autobus turistik në vitin 2001 kur ajo ishte e mitur në moshën 17-vjeçare. Ajo tregoi mes lotësh në një konferencë për shtyp të enjten duke njoftuar padinë e saj kundër yllit, i cili që atëherë i ka mohuar akuzat.
Në padinë e saj, Shannon ‘Shay’ Ruth, tani 39 vjeçe, e cila ka autizëm dhe paralizë cerebrale, pretendon se këngëtari i Backstreet Boys, tani 42 vjeç, e ftoi atë në autobusin e tij të turneut, pasi e pa atë duke pritur në rreshtin e autografit.
Sipas dokumenteve të gjykatës të marra nga TMZ, Ruth pretendon se ajo ishte e ftuar në autobusin e turneut, Carter e pyeti nëse donte një pije – pasi kërkoi lëng molle, ajo pretendon se Carter i ofroi boronicë dhe i dha një pije “me ngjyrë të kuqe” të cilën ai e quajti ” Lëng VIP’. Ruth beson se ishte një përzierje e lëngut të boronicës së kuqe dhe alkoolit.
Më pas ajo pretendon se i tha Carterit se “do t’u tregonte njerëzve për sulmin e supozuar, por ai e kërcënoi se do t’i kthente njerëzit kundër saj, dhe askush nuk do ta besonte.”
“Ai u tha njerëzve se do t’i kthente njerëzit kundër meje dhe për shkak se ai ishte Nick Carter, ai kishte fuqinë të shkatërronte jetën time.”
Ajo tha se ishte e motivuar të fliste për të ‘ndaluar’ Carterin që të “sulmonte më shumë adoleshente dhe gra”.
Ruth pretendon se ajo ka kontraktuar një infeksion seksual të transmetueshëm, infeksion nga papillomavirusi njerëzor (HPV) nga sulmi i supozuar, pasi ka qenë e virgjër më parë.
Një burim i afërt me Nick ka mohuar akuzat dhe i tha TMZ: “Kjo akuzë është kategorikisht e rreme, Nick është duke u fokusuar në familjen e tij dhe duke vajtuar për vdekjen e vëllait të tij”.
Avokati i Carter, Michael Holtz, i quajti akuzat “krejtësisht të pavërteta” në një deklaratë për DailyMail.com të enjten.
“Ky pretendim për një incident që supozohet se ka ndodhur më shumë se 20 vjet më parë është jo vetëm i pabazë ligjërisht, por edhe krejtësisht i pavërtetë,” tha ai.
Kjo nuk është akuza e vetme ndaj Carter. Këngëtarja Melissa Schuman, e akuzoi anëtarin e bandës se ai e ka përdhunuar atë në 2003. Por asnjë akuz nuk ra mbi Carter, sepse ngjarja ka ndodhur vite më parë.
Më vonë, ylli i Backstreet Boys tha në një deklaratë se ishte ‘’i tronditur dhe i pikëlluar’’ për akuzat.
Ai tha: “Melissa nuk më është shprehur kurrë kur ishim bashkë apo në asnjë moment, pasi çdo gjë që bënim nuk ishte konsensuale”.
Nick shtoi se ai “ka qenë gjithmonë i respektueshëm dhe mbështetës për Melissa si personalisht ashtu edhe profesionalisht”.
Ai përfundoi në deklaratën se ‘’është hera e parë që po dëgjoj për këto akuza gati dy dekada më vonë. Është në kundërshtim me natyrën time dhe me çdo gjë që kam për zemër që qëllimisht t’i shkaktojë dikujt siklet ose dëm.’’
Melissa fillimisht i bëri akuzat në një postim në blog të nëntorit.
Ajo pretendoi se ishte ‘’detyruar të përfshihej në një veprim kundër vullnetit tim’’ nga Nick, i cili dyshohet se e mori virgjërinë kur ajo ishte 18 vjeç dhe ai ishte 22. /abcnews.al