Harry Styles po vjen me një album të ri. Këngëtari me famë botërore, ish anëtar i “One Direction” ka njoftuar se albumi i tij i tretë, i titulluar Harry’s House, do të publikohet më 20 maj. Albumi do të përmbajë 13 këngë, sipas një njoftimi për shtyp.
28 vjeçari ndau kopertinën e albumit të ri në rrjetet sociale, ku shfaqet në tavanin e një dhome ndenjeje me kokë poshtë. Këngëtari është frymëzuar për titullin e albumit nga kënga e Joni Mitchell e vitit 1975 “Harry’s House/Centerpiece”.
Harry’s House. May 20th. pic.twitter.com/gvNJsccEz5
— Harry Styles. (@Harry_Styles) March 23, 2022
Styles ka qenë prej kohësh një adhurues i Mitchell. Ky projekt vjen pas albumit të dytë, Fine Line, i cili u publikua në dhjetor 2019. Albumi kryesoi listat e Billboard Hot 200 dhe përfshinte hitet si “Adore You”, “Watermelon Sugar” dhe “Lights Up”./abcnews.al