Këngëtari i famshëm takohet me Papa Françeskun: Jam i sigurt që i pëlqen muzika reggaeton

schedule12:06 - 3 Shtator, 2022

schedule 12:06 - 3 Shtator, 2022

J Balvin pati një takim shumë të rëndësishëm me Papa Françeskun. Ylli kolumbian i reggaeton u takua me Papën me 1 shtator gjatë Samitit Vitae 2022, ku morën pjesë artistë të tjerë. Muzikanti i famshëm nuk mundi t’i fshihte emocionet ndërsa ndau dhe disa foto me Papën në rrjete sociale.

Pas takimit të tij me Papën, Balvin iu tha gazetarëve se ai është “i sigurt se i pëlqen reggaeton”. “Nëse i pëlqen futbolli, i pëlqen reggaeton”, vazhdoi ai. “Po flisja me të dhe kishim një lidhje shumë të mirë, do t’i jap një album që ta ketë”, shtoi artisti kolumbian mes së qeshurash.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by J Balvin (@jbalvin)

J Balvin mori pjesë me artistë të tjerë, si Eduardo Verástegui dhe Alexander Acha, në një takim të thirrur nga Fondacioni Vitae, i cili dëshiron të studiojë “si artet, media dhe argëtimi mund të përdoren për të promovuar unitetin, shpresën dhe takimin midis njerëzve në mbarë botën.”

Mes të ftuarve të tjerë të pranishëm ishin edhe këngëtari Andrea Bocelli, aktori britanik David Oyelowo, këngëtarja Alessia Cara dhe artistë të tjerë nga industria e filmit, televizionit dhe muzikës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!