Justin Bieber do të heqë dorë nga padia për shpifje që ngriti kundër dy grave që e akuzuan për sulm seksual. Këngëtari 28-vjeçar ka kërkuar që gjykata të pushojë çështjen të premten. Vendimi për të hequr dorë nga padia erdhi pasi këngëtari dëshiron të ecë përpara.
Këngëtari i “Peaches” paditi dy gra për 20 milionë dollarë secili pasi ata pretenduan se ishin sulmuar nga ai në 2014 dhe 2015. Bieber ka mohuar me forcë këto pretendime duke thënë se kishte prova të padiskutueshme që vërtetonin se akuzat ishin “gënjeshtra të fabrikuara”.
/abcnews.al