Justin Bieber ka shtyrë disa koncerte që kishte planifikuar për turneun botëror, Justice. Lajmin e bëri me dije këngëtari përmes një postimi në rrjete sociale, ku shprehet se ky vendim erdhi pasi po përballet me probleme shëndetësore të vazhdueshme. Në Instagram, Bieber shprehu keqardhjen për vendimin.
“Nuk mund ta besoj që po e them këtë. Kam bërë gjithçka për t’u përmirësuar, por sëmundja ime po përkeqësohet. Më thyhet zemra që më duhet t’i shtyj këto shfaqje (urdhrat e mjekut). Për të gjithë njerëzit e mi, ju dua shumë, do të pushoj dhe do të bëhem më mirë”, ka shkruar këngëtari.
Koncertet nuk janë anuluar por do të zhvillohen në data të tjera. /abcnews.al