Këngëtari britanik bëhet nostalgjik, ndan foton nga jugu krah modeles shqiptare

schedule21:11 - 14 Janar, 2021

schedule 21:11 - 14 Janar, 2021

Në 2017-ën, bëri namin kënga e yllit të famshëm britanik, Jonas Blue në bashkëpunim me William Singe “Mama”, që u xhirua në jug të vendit tonë. Artisti zgjodhi bregdetin e bukur shqiptar për klipin e këtij projekti, pjesë e të cilit u bë dhe modelja Oriola Marashi.

Si gjithmonë, modeja dukej mjaft tërheqëse. Dhe ndërsa kanë kaluar vite, si Jonas dhe Oriola duket se e kujtojnë me mall këtë eksperiencë. Jonas ka publikuar një fotografi shkëputur nga xhirimet e këngës, ku shfaqet bashkë me Marashin.

“Kthim pas në kohërat e bukura nga xhirimi i klipit për ‘Mama’ në bregdetin e Adriatikut në Shqipëri”, ka shkruar ai krahas fotos të cilën e ka rishpërndarë dhe bukuroshja shqiptare në profilin e saj, ku thotë: “Kujtimi më i bukur i jetës sime”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!