Diva e muzikës Mariah Carey ka hedhur disa akuza të drejtëpërdrejta për moderatoren e njohur Ellen DeGeneres.
Në një intervistë për Vulture, duke iu referuar një prej paraqitjeve të saj në “The Ellen Show” në vitin 2008, ajo tha se presioni që Ellen i ushtroi për të folur për shtatzëninë e saj, e bëri të ndihej shumë në siklet.
Gjatë paraqitjes së saj në emision, Ellen i ushtroi presion të ngrinin një dolli me shampanjë, për të vërtetuar se nuk ishte shtatzënë. Në atë kohë, Carey kishte pësuar një abort spontan, ndërsa pak kohë pas emisionit, ajo pësoi sërish një abort.
“Isha jashtëzakonisht në siklet në atë moment, kjo është gjithçka që mund të them. Dhe me të vërtetë e kam pasur të vështirë të përballem me pasojat. Nuk isha gati t’i tregoja askujt sepse kisha pësuar një abort spontan. Nuk dua t’i hedh më shumë benzinë zjarrit, por nuk e shijova atë moment”, u shpreh këngëtarja.
Kujtojmë që më herët, “Ellen DeGeneres Show” ndërpreu marrëdhëniet me prodhuesit Ed Glavin, Kevin Leman dhe Jonathan Norman pas raportimeve për bullizëm, ngacmim seksual dhe racizëm në mjedisin e punës./abcnews.al