Këngëtarja e njohur, Elhaida Dani ka publikuar mbrëmjen e së hënës albumin e titulluar “Zanin”. Ai përbëhet nga 5 këngë “Zanin”, “Jam betu”, “Kënga jonë”, “Amore”, “Hajmali”, të cilat janë shoqëruar me videoklipe.
Këto këngë janë përkrahur shumë nga fansat, të cilët kanë shprehur mbështetje publikisht, ku padyshim nuk kanë munguar as personazhet e njohur.
Më e fundit, është këngëtarja Aurela Gaçe, që ka publikuar disa video në Instagram duke përgëzuar këngëtaren për punën.
“Një Elhaidë me zërin mrekulli e me një stil ndryshe nga herët e tjera. Ajo udhëton nëpër botë me projekte muzikore e merr duartrokitjen e publikut të gjerë botëror, por sigurisht e merr malli për vendin e saj, për duartrokitjen e dashurinë e atij publiku që e deshi që në notat e para, prandaj është për tu duartrokitur puna,mundi, vemendja e kushtuar për të sjellë 5 këngë të reja në albumin e saj “ZANIN”, ka shkruar Aurela krah postimit.
Mirëpo, vëmendje në këtë postim ka marrë komenti i Elton Dedës. Ai ka kritikuar albumin, duke u shprehur se këngët janë njësoj.
“Po sikur njësojë këngët…Sigurisht është një perceptim i vogël nga ajo pak që dëgjova!”, ka shkruar ai./abcnews.al