Projekti më i fundit i Taynës ka arritur të qëndrojë sërish në krye të listës së këngëve më të dëgjuara për këtë javë. Sipas klasifikimit të Billboard Albania, “Qe Qe” është sërish më e dëgjuara, duke lënë pas Xhensila Myrtezajn dhe Ardian Bujupin, të cilët qëndruan për disa javë në krye me këngën “Panorama”.
Ndërkohë, në vendin e tretë është renditur prurja më e re e Gjikos, “X5”. Bashkëpunimi me Melinda Ademin rezultoi mjaft i suksesshëm duke thyer rekord klikimesh brenda 24 orëve. Mozzik vazhdon gjithashtu të qëndrojë në listë prej kohësh me duetin që e bëri bashkë me Kidën, si dhe me “Veç Njo”, e cila është pjesë e albumit “Mozzart”.

Ndërkaq, prurje e re në listë është dhe kënga më e fundit e Kidës “Edhe Sa”, e cila ashtu si çdo projekt i këngëtares u prit shumë mirë nga publiku. Stresi së bashku me Finem, Dafina Zeqiri, Dhurata Dora me duetin me Azet si dhe KIDDA me “Malli”, janë renditur sërish si më të dëgjuarat. xh.d/abcnews.al

