Këngët e tij “jetojnë” akoma dhe sot, muzikologia për Françesk Radin: Risitë që solli në muzikën shqiptare

schedule08:48 - 6 Maj, 2022

schedule 08:48 - 6 Maj, 2022

Françesk Radi është padyshim një ndër artistët që kanë lënë gjurmë të mëdha, muzika e të cilit “jeton” akoma dhe sot. Në fillimet e tij, Françesku solli për publikun në vitet ’70 këngët me titull “Adresa” dhe “Biçikleta”, të cilat bënë bujë të madhe.

Këto ishte ndër projektet që bënë që krijimtaria e tij artistike të niste rrugëtimin drejt suksesit të madh. Muzikologia Mikaela Minga ishte e ftuar këtë të premte në emisionin e mëngjesit në ABC, ku foli për risitë që solli Françesk Radi në muzikën shqiptare.

“Në vitet ‘70 spikati në mënyrë të veçantë, por ngjitet në skenë si instrumentist dhe luan kitarën bas. Kitara ishte një nga simbolet e muzikës pop dhe rock të asaj kohe. Por ky lloj tingulli ishte jashtëzakonisht modern. Deri në një farë kohe, muzika e lehtë shqiptare ishte në formantin e orkestrës simfonike.

Franko hyn që në fillim me elementin e modernes, e cila është shumë karakteristike për këtë lloj muzike.”, tha ajo. Duke u ndalur te këngët remake që janë frymëzuar nga hitet e Radit, Mikaela veçoi ripunimin që është bërë nga grupi “Asgjë sikur dielli”.

”Unë mbetem shumë afër me këngët origjinale. Nëse njerëzit duan të dinë se kush ishte Franko duhet të dëgjojnë këngët origjinale. Kur ke të bësh me një këngë të famshme, joshet ta interpretosh dhe përzihen të gjithë elementët. Është një sfidë.

Franko ka shumë variante por do të veçoja ato që kanë një lloj kërkimi. E rimarrin një këngë të njohur por sjellin dhe diçka të re. Do të veçoja coverin që ka bërë “Asgjë sikur dielli” me “Adresa”. Ka dhe elementin e videklipit, një riaranzhim me kitarën. Si të thuash e lexon Frankon.”, tha ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!