Ajo është personazhi që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me pjesëmarrjen e saj në ‘Përputhen’, për vetë natyrën shumë sportive dhe energjike. Ajo do diskutohej më shumë teksa publikoi këngën e saj të parë “S’ta jap” dhe të dytën “ Luje”. Në intervistën ekskluzive në “Abc e Pasdites” ajo nënvizoi se gjithçka e ka bërë për qefin e saj dhe nuk synon të ketë klikime apo të ardhura.
Ajo tregoi se që në moshën 6 vjeçare bëntë mikfron me letra dhe këndonte këngën “Ç’pamje të bukur ka vendi im”, të cilën e ilustron edhe live në studio. Ermali e pyet nëse duhet të merakosen artistët se mos u merr dasmat? Luljeta theksoi se “jo jo nuk shkoj, unë do bëj plazh. Para plazhit nuk bëj asgjë. Me plazhin jam e dashuruar”.
Si i mori ajo kritikat pas videoklipeve muzikore? “Unë jam Luli dhe nuk ndryshoj. Të flenë rehat kush ka talent të këndoj, unë nuk ia marr kujt klikimet se tani do bëj plazh. Nga shtatori do bëj një duet se më kanë thënë nja dy djem, që janë këngëtar të mirëfilltë. Por unë nuk jam këngëtare, nuk jam moderatore nuk e bëj dot punën tënde Ermal. Unë këndoj… shkoj në plazh këndoj kërcej, ky tip jam. Nuk këndoj për të marrë zanatin tënd”.
Në mbyllje të bisedës u ndalën tek disa personazhe meshkuj dhe preferencat e Lulit. ‘Edi është seksi. Ky ta ndez llampën pa e parë fare”, tha ajo. Me shume batuta plash shashka dhe për Berishën e Metën, momente që i ndiqni në videot e plota në Youtube. /Abcnews.al