“Këngës duhet me i dhënë emocion, jo britma”, kujt i drejtohet Arta Bajrami?

schedule19:53 - 1 Shtator, 2020

schedule 19:53 - 1 Shtator, 2020

Arta Bajrami është një ndër këngëtaret më të dashura të estradës shqiptare. Prej shumë kohësh në skenën muzikore shqiptare, këngëtarja numëron një sërë hitesh.

Së fundmi, këngëtarja e hitit “I njëjti ke mbet” ka tërhequr vëmendjen me anë të një postimi që ka bërë në rrjete sociale, e cila ka përcjellë një mesazh ndaj kolegëve ku thotë:

Këngës duhet me i dhënë emocion që të del nga shpirti edhe në një tonalitet të ulët, e jo britma”. Megjithatë nuk ka dhënë asnjë detaj se kujt personazh i drejtohet me këto fjalë.

Kujtojmë që projekti më i fundit i këngëtares mban titullin “Pse mu”, një bashkëpunim me Don Arbas që u publikua në fund të majit dhe që u prit mjaft mirë nga publiku. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!