Kënga për UÇK-në, Leonora Jakupi korrigjon mediat serbe: Nuk janë terrorista por çlirimtarë

schedule14:45 - 15 Shkurt, 2022

schedule 14:45 - 15 Shkurt, 2022

Këngëtarja Leonora Jakupi, ka reaguar pas lajmeve që shkruan mediat serbe për këngën e saj të re. Ajo publikoi projektin muzikor me titull “Komandant”, teksti i së cilës i dedikohet pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgim në Gjykatës Speciale në Hagë.

“Skandal: Këngëtarja shqiptare vendos një kapelë me shenjën UÇK dhe këndon për nder të terroristëve”, ishte një prej titujve që përmbante një portal. Këngëtarja ka reaguar duke korigjuar atë që kanë shkruar mediat teksa shprehet: “Skandal jo por krenari, terrorista jo por çlirimtar”.

 

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!