Projekti më i fundit i Dhurata Dorës është dueti me Noizy-n, i publikuar dy ditë më parë, dhe që ka rezultuar një sukses i vërtetë. Ashtu siç pritej, kënga është kthyer në një nga hitet e verës dhe në një kohë fare të shkurtër ka arritur më shumë se 3 milionë klikime.
Teksa feston suksesin e këngës, Dhurata ka zbuluar se së shpejti do të vijë me një album. “Kënga e parë e albumit tim të ardhshëm”, ka shkruar këngëtarja. Mirëpo, dyshja e famshme kanë zbuluar se nuk do ta mbyllin me kaq.
Ata do të punojnë për një tjetër këngë. Lajmin e ka konfirmuar vetë Noizy në një postim në rrjete sociale, por megjithëse nuk dihen ende detaje, është përfolur se projekti do të jetë pjesë e albumit të ri të Noizy-t. Reperi ka zbuluar se albumi mban titullin “Alpha”. /abcnews.al
View this post on Instagram