“Këneta duhet tharë, dyert e mbyllura për non gratën”/ Rama: Me PS, në BE

schedule19:18 - 25 Mars, 2025

schedule 19:18 - 25 Mars, 2025

Kryeministri Rama bëri dallimin e votës për të apo Sali Berishën në objektivin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.Në një sallë me të rinj nga prezantoi 9 kandidatët në Lezhë, Rama tha se me të anëtarësimi ndodh shumë shpejt, ndërsa me doktorin non-grata, shumë dyer janë të mbyllura.

“Pa hyrë në problematikat e bufit, që e ka damkën në lule të ballit, nuk e di se si mund ta imagjinojë dikush, që do ketë të hapura dyert e komunikimit siç i kam unë me PS. Ndaj vota për ne është për të çelur negociatat në 2027 e për të futur Shqipërinë në BE”

Ai u bëri të qartë demokratët, se Berisha nuk vjen dot më në pushtet, pasi lista e tij është për opozitë.

“Bëni një rrugë e dy punë. Edhe ju që ju magjeps këneta ende. Këneta nuk vjen dot në pushtet pa u tharë. Pa e braktisur nuk thahet, se lista e tij është për opozitë. Se s’do rrijë PS 100 vite në pushtet. Po kështu vetëm një parti me inteligjencë artificiale na mund, jo këta”

Madje, Rama vlerësoi Bashën para Berishës.

“Luli është më i miri nga këta. Rezultatin e Lulit në 2021 nuk e arrijnë dot këta. Ska më. Ajo ishte maja e tyre”

Një ironi e kishte dhe me të rinjtë e politikës, duke veçuar djalin e Fahri Balliut.

“Thonë kanë dalë ca të rinj. Shihi, nja 16 i kishin për dekriminalizim. Po them që ato janë parti kap njerëz e fut, ca këtej, ca andej, ca fusin babën e familjen. E patë atë që doli me video, ca do hamë pas 11 majit. Janë akoma me lulëkuqe mbi muret, me gjellë pasanikësh.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!