Këndoi në dasmën e vajzës dhe emocionoi të gjithë sallën, babai: Në fshat nuk munda të merresha me muzikë

schedule09:24 - 20 Korrik, 2023

schedule 09:24 - 20 Korrik, 2023

Benjamin dhe Blerta Kurupi janë babë e bijë që janë bërë shumë viral së fundmi në rrjet. Ata kanë zgjedhur që t’i surprizojënë që të gjithë në ditën e dasmës së Blertës, duke kënduar një këngë emocionuese.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Benjamini dhe Blerta në një lidhje me Skype nga Suedia, kanë treguar detaje nga kjo surprizë. Sakaq, kanë zbuluar se ëndrra e Benjaminit kur ka qene i ri ishte të behej këngëtar, por kushtet ekonomike ia bën të pamundur.

Kjo pjesë ka qene e menduar shumë herët më përpara. Përpara se të mendohesha se do martohesha dhe më vonë e realizuam, se tham edhe nëse nuk na del si duhet, të paktën nuk po ja prishim njeriut tjetër, po vetes tonë. Ajo ka qene një surprizë sepse përveç familjes sonë të ngushtë, nuk e ka ditur askush. Ishin të gjithë të ulur në tavolinë dhe po shikonin se ça po ndodhte. Nga mesi janë çuar gati të gjithë dhe na rrethuan të gjithë”, tha Blerta.

Unë kam marr pjesë në një festival në Itali me polifoninë labe, na ka çuar Ardit Gjebrea me Agron Llakajn. Ato emocionet e atij festivali, unë nuk do t’i harroj kurrë. Unë kam qene këngëtar i muzikës së lehtë. Në vitet e adoleshencës, unë vdisja për muzikën e lehtë. I dija përmendësh me tekst, me muzikë, të gjitha festivalet. Në fshat nuk mu dha mundësia që të vija në Tiranë. Edhe kur nuk mu dha mundësia që të vazhdoja për muzikë, iu futa këngës labe”, rrëfeu Benjamini./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!