“Kemi skuadrën fituese”, Tim Walz thirrje amerikanëve të votojnë për Kamala Harris

schedule08:27 - 22 Gusht, 2024

schedule 08:27 - 22 Gusht, 2024

Në Kongresin e demokratëve që po zhvillohet në Çikago, e gjithë vëmendja e të pranishmëve në natën e fundit ishte te Tim Walz, i cili dhe zyrtarisht pranoi nominimin e Kamala Harris për të qenë zëvendëspresident nëse fiton në zgjedhjet e nëntorit.

Dukshëm i emocionuar, guvernatori i Minesotës tha përpara demokratëve se ai ishte në një ekip fitues që shumë shpejt do të arrijë qëllimin. Walz shprehu mbështetjen për Harris dhe shtoi se ajo është gati që ta udhëheqë Amerikën.

Tim Walz, kandidati demokrat për zëvendëspresident kritikoi Donald Trump, duke  e quajtur të çuditshëm dhe ekstrem, ndërsa u bëri thirrje amerikanëve që të “kthejnë faqen” ndaj kandidatit republikan dhe të mbështesin Kamala Harris për presidente.

Ëalz promovoi gjithashtu Harris si një mbrojtëse të lirisë dhe patriotizmit në një fjalim kryesor në natën e tretë të Konventës Kombëtare Demokratike.

“Udhëheqësit nuk e kalojnë gjithë ditën duke fyer njerëzit dhe duke fajësuar të tjerët. Udhëheqësit bëjnë punën, “tha guvernatori i Minesotës të mërkurën në një fjalim të zjarrtë.

“Kur ne demokratët flasim për lirinë, nënkuptojmë lirinë për të bërë një jetë më të mirë për veten dhe njerëzit që duam, lirinë për të marrë vendimet për kujdesin shëndetësor,” tha Ëalz.

“Liria e fëmijëve tuaj për të shkuar në shkollë pa u shqetësuar se do të qëllohen për vdekje në sallë.”

Por edhe Oprah Winfrey ishte ndër protagonistet e mbrëmjes së Walz . Mbretëresha e ekranit u ngjit në skenë, për të marrë anën e Kamala Harris. Duke pranuar se ajo ishte regjistruar për të votuar si e pavarur, Winfrey, në fjalimin e saj të parë në një konventë sulmoi republikanët: “Ata duan të na trembin, duan të na qeverisin, na bëjnë të besojmë se librat janë të rrezikshëm dhe se pushkët janë të sigurta, se ka një mënyrë të drejtë për të adhuruar dhe një mënyrë të gabuar për të dashuruar, njerëz që përpiqen së pari të përçajnë dhe më pas të pushtojnë”.

Ndër pikat kryesore të mbrëmjes ishin shfaqja e imazheve të sulmit në Kapitol nga mbështetësit e Trump dhe apeli i Jon Polin dhe Rachel Goldberg , prindërve të Hersh Goldberg-Polin, të rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor gjatë festivalit Nova.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!