“Kemi shpresa të mëdha te SPAK”, Varhelyi: Na duhet të shohim çështje që çohen para drejtësisë

schedule14:34 - 16 Mars, 2023

schedule 14:34 - 16 Mars, 2023

Pritshmëritë e BE-së te SPAK duket të jenë shumë të mëdha. Në Këshillin e Integrimit në Tiranë, Oliver Varhelyi tha se tashmë ka ardhur koha që cështjen të cohen para drejtësisë dhe drejtësia të jepet.

“Jam shumë I lumtur që të gjitha forca politike janë ulur në këtë tryezë. Po punohet në të njëjtin drejtim. Ka një rritje të mbikëqyrjes të parlamentit kur vjen fjala për anëtarësimin në BE. Përgëzojmë faktin se ka patur mbështetje gjithëpartiake për zgjaten e afateve te vettingut.

Shohim sërish se mjedisi politik mbetet I fortë në pikëpamje që kundërshtojnë njëra tjetrin. Ndoshta së treti për reformat dhe parlamentin. Shqipëria ka dëshmuar angazhim dhe vullnet të reforma të vështira e gjithëpërfshirëse, por duhet që edhe të zbatohen si duhen. Na duhet zbatim i plotë i shtetit të së drejtës, dhe këto do jenë thelbësore.

Nuk mbaron gjithcka me legjislacionin. Krijimii një bilanci për Shqipërinë ka po aq rëndësi.

Kemi parë përpjekje në luftën kundër korrupsionit. Puna nuk ndalet këtu, na duhet të shohim cështje që cohen para drejtësisë dhe se drejtësia jepet. Kreu i ri i SPAK, është natyrisht një rezultat i vullnetit të mirëfilltë politik për të ndryshuar gjërat por pa e vënë në trysni, I uroj më të mirë. Kemi shpresa të mëdha te SPAK. Shpresojmë të jetë po aq i suksesshëm sa ka qenë procesi i vlerësimit. Duam të shohim përmirësim në luftën ndaj pastrimit të parave.”